Ndeshja e parë e sezonit të ri të kategorisë së dytë të futbollit anglez, ka mbetur në hije pas përleshjes që kanë pasur lojtarët me tifozët.

Pasi është kthyer në “Championship”, Birminghami ishte nikoqir i skuadrës së Ipswich Townit, që ra nga Premier League. Lojtar i Ipswichit aktualisht është portieri i Kosovës, Arijanet Muriq. Por Muriq, i cili pritet të largohet nga skuadra në këtë verë, nuk ishte fare në formacion.

Ndeshja u mbyll me rezultati 1:1.

Mysafirët fituan një pikë nga një penallti e minutës së pestë të kohës shtesë, dhe ai festoi duke i provokuar tifozët e Birminghamit. Ai shkoi afër tribunës ku ata ishin të vendosur, e vendosi dorën te veshi dhe u tha “këtë e bëj unë”.

Pas kësaj situate, Christoph Klarer i Birminghamit vrapoi tek ai dhe e kapi i inatosur. Më pas janë përfshirë lojtarët e të dyja ekipeve duke krijuar tollovi. Nga tribuna kanë zbritur edhe tifozë duke goditur Jack Taylorin, lojtarin e mysafirëve.

Ka raportime të mediumeve angleze se tifozët e përfshirë në këtë përleshje rrezikojnë përjashtimin përjetë nga stadiumi.

https://twitter.com/northendpod/status/1953924220603576508?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1953924220603576508%7Ctwgr%5E79033ec7fdc1ed4b43fb0099b7e76a0a468878bd%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.koha.net%2Ffutboll%2Fndeshja-e-pare-e-championshipit-nis-me-dhune-te-perfshire-bashkelojtare-te-muriqit