Kampioni i Kosovës në futboll, Drita, është eliminuar nga kualifikimet për Ligën e Evropës, pas humbjes nga FCSB-ja të enjten në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Mysafirët fituan 3:1 dhe kualifikohen në plejof të Ligës së Evropës me rezultat të përgjithshëm 6:3.

FCSB-ja kaloi në epërsi qysh në minutën e parë përmes Juri Cisottit para se David Miculescu të dyfishonte epërsinë në minutën e 18-të. Drita ngushtoi epërsinë në minutën e 52-të me Veton Tushën, ndërsa mysafirët shënuan golin e vulosjes në minutën e 85-të me Dennis Politic.

Tani Drita do të vazhdojë në plejof të Ligës së Konferencës. Aty do të përballet me fituesin e ndeshjeve mes Differdanget të Luksemburgut dhe Levadias të Estonisë.