Me një gol të shënuar në minutën e 20-të, Prishtina ka fituar Kupën e Kosovës.
Otto John shënoi golin e vetëm në ndeshje, por shumë të vlefshëm për ta mposhtur Ballkanin.
Kjo ishte finalja e 10-të jubilare për Prishtinën dhe trofeu i shtatë.
Me këtë fitore, për Prishtinën kjo është dalja e 4-të në Evropë.