Drita e ka filluar me humbje mbrojtjen e titullit të kampionit. 
Skuadra gjilanase të dielën u mposht 1:0 nga Ferizaj në udhëtim në ndeshjen hapëse të edicionit 2025/26 në Superligën e Kosovës në futboll. 

Golin e fitores për vendësit e realizoi Jakup Berisha në minutën e 12-të. 

Drita nga minuta e 39-të luajti me një futbollist më pak në fushë pasi mbrojtësi Raddy Ovouka u ndëshkua direkt me karton të kuq. 

Drita është skuadra e vetme kosovare që është ende pjesë e kupave evropiane. 
Drita të enjten nga ora 20:00 e luan ndeshjen e parë të plejofit të Ligës së Konferencës ndaj kampionit të Luksemburgut, Differdange. Ndeshja kthimit luhet më 28 gusht.