Fisnik Asllani e ka shënuar golin e parë në elitën e futbollit gjerman. Asllani ka realizuar të shtunën në minutën e 25-të për Hoffenheimin, që është duke barazuar në udhëtim te Leverkuseni.
Ai shënoi me gjuajtje të fuqishme me të majtën.
Asllani realizoi për golin e barazimit. Me rezultatin 1:1 u mbyll pjesa e parë.




























