Huliganët polakë, kanë mbërritur në Tiranë për ta përkrahur Jagellonian në ndeshjen ndaj Dinamo Cityt. 

Ndeshja Dinamo City – Jagellonia luhet sonte në stadiumin “Air Albania” nga ora 20:45. Është ndeshja kthyese e pljeofit të Ligës së Konferencës.

Skuadra e Ilir Dajës u mposht 3:0 javën e kaluar nga Jagiellonia në Bialystok të Polonisë.

Tifozët e organizuar të këtij klubi janë të njohur edhe për qëndrimin antiKosovë.

Këtë e kanë bërë të qartë edhe në ndeshjet e këtij edicioni ndaj Novi Pazarit. Në Novi Pazar, huliganët polakë kanë bërë thirrje “Kosova është Serbi”.

Nuk është raportuar për ndonjë incident.