Suedezi Zlatan Ibrahimovic, aktualisht është pa skuadër. Por gjatë jetës së tij, 38-vjecari, ka ndërruar shumë fanela.
Në vitin 1999, Zlatan kishte nënshkruar kontratë profesionale me skuadrën Malmo FF.
Më pas ishte transferuar në Ajax dhe prej Holandës, kishte nisur rrugëtimin në Itali, ku ka ndërruar disa skuadra. Fillimisht kishte luajtur te Juventus për 2 vite dhe pastaj në Inter 3 vjet.
Nga Italia, kishte provuar edhe La Liga’n. Ibrakadabra për 2 vjet luajti përkrah Lionel Messi te Barcelona. U rikthye në Itali te Milani, për të vazhduar më pas në Francë te PSG.
Premier Liga ishte stacioni i tij i fundit në Europë. 33 ndeshje zhvilloi me Manchester United, para se t’i bashkohej skuadrës amerikane LA Galaxy, nga ku u largua këtë vit dhe tani është në kërkim të një skuadre të re.