Argjentinasi ka pasur një rrugëtim të gjatë dhe të vështirë për të arritur këtu ku është tani, dhe ka dashtur që të momentet festive të djeshme ti kaloj me më të dashurit e tij në shtëpi.

Martinez është pare me kufje në vesh duke ndarë këtë moment me familjen e tij që nuk e ka pare që një vit.

Ai është që 10 vite tashmë për Arsenal dhe është huazuar 6 herë dhe ka pasur vetëm 14 paraqitje para këtij sezoni.

Por lëndimi i Bernd Leno në qershor i ka dhënë atij mundësinë të cilën ai e ka shfrytëzuar shumë mire me disa paraqitje të mira.  

Martinez dhe familja e tij kanë qenë në gjendje shumë të rëndë ekonomike. Sipas Martinez, familja e tij ka pasur probleme që të paguaj faturat mujore.

“I kam parë nënën dhe vëllaun duke qarë, dhe duke me thënë ‘të lutem mos shko’. Por, po ashtu e kam pare edhe babain duke qarë në mbrëmje për shkak se nuk mund të paguante faturat”, tha ai për The Telegraph.

“Me kujtohet dita kur unë dhe vëllau im kemi ngrënë, por jo mami dhe babi. Duhej që të isha i guximshëm. Unë u thashë po atyre”. Duke pasur parasysh ambientin në të cilën është rritur ai, është shumë e lehtë të kuptohet se pse ai ishte i mbushur me emocione në një intervistë për BBC pas ndeshjes.