Ka përfunduar 2:2 ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës.

Ndeshja e së dielës mbrëma në “Fadil Vokrri”, e zhvilluar të dielën mbrëma, e mbylli xhiron e katërt të Superligës.

Pjesa e parë i takoi kampiones në fuqi, Dritës.

Egzon Bejtullai në minutën e 29-të dhe Vesel Limaj në minutën e 31-të shënuan për 2:0 në të mirë të gjilanasve.

Prishtina reagoi vetëm në pjesën e dytë.

Për 2:1 shënoi Ardian Muja në minutën e 77-të. Ndërkohë në 2:2 rezultatin e barazoi rezervisti tjetër, Alban Shillova.

Prishtina ishte madje pranë fitores, por Faton Maloku bëri pritje vendimtare në minutat shtesë.

Drita mbetet pa fitore në Superligë. I ka dy barazime e një humbje. Renditet e parafundit, por ka një ndeshje më pak të luajtur. Prishtina është e treta me shtatë pikë, dy më pak se Dukagjini i vendit të parë.

Prishtina e mori barazimin e parë, ndërsa ka edhe dy fitore e një humbje.