Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, ka pësuar humbjen e dytë në Superligën e Kosovës në futboll.

Drita pësoi disfatë shokuese të mërkurën në Gjilan nga Drenica.

Ndeshja Drita – Drenica ishte ndeshje e mbetur. I takoi xhiros së parë të elitës së futbollit kosovar.
Altin Vojvoda, pesë minuta para fundit të pjesës së parë, realizoi për 1:0. Ai shënoi me goditje të bukur nga zona.

Drita e ka siguruar paraqitjen në fazën e ligës, në Ligën e Konferencës. Por, në katër ndeshje në Superligë ka dy humbje e dy barazime. Humbje pësoi nga Ferizaj 1:0, ndërsa barazoi 2:2 me Prishtinën e 1:1 me Llapin.

Drita është në vendin e nëntë me dy pikë, sa ka edhe Llapi.

Drenica është ngritur në vendin e katërt me shtatë pikë nga katër ndeshje. Shtatë pikë i ka edhe Prishtina në vendin e tretë.