Ardit Tahiri me skuadrën e HJK Helsinkit e ka fituar Kupën e Finlandës.

HJK Helsinki në finale të shtunën e mposhti skuadrën KuPS me rezultatin 1:0.

Golin e fitoren për HJK Helsinkin e realizoi Teemu Pukki në minutën e 57-të.

Qendërsulmuesi Tahiri në lojë u inkuadrua nga minuta e 70-të.

Te KuPS-i u paraqitën dy futbollistët shqiptar Doni Arifi dhe Agon Sadiku.

Për 22-vjeçarin Tahiri kjo ishte paraqitja e tretë me fanellën e HJK Helsinkit.

Tahiri te klubi i madh finlandez u transferua në afatin kalimtar të verës në formë huazimi deri në fund të këtij viti nga Llapi.

Tahiri ka luajtur edhe për skuadra si Dinamo City, Drita e Besa e Pejës.