Borussia Dortmundi ka lëshuar pikë të rëndësishme në ndeshjen që i takoi javës së gjashtë të Bundesligës gjermane.

Dortmundi të shtunën në shtëpi barazoi 1:1 me RB Leipzigun.

Të dy golat u shënuan në pjesën e parë.

Mesfushori austriak, Christoph Baumgartner, e shënoi golin e epërsisë për mysafirët në minutën e shtatë.

Golin e barazimit e realizoi mbrojtësi brazilian, Yan Couto, në minutën e 23-të.  Për “verdhezinjtë” ishte barazimi i dytë këtë edicion. Kanë edhe katër fitore.

Renditen në pozitën e dytë me 14 pikë.

Leipzigu ka një pikë më pak dhe e zë vendin e tretë. Leipzigu ka katër fitore, një barazim dhe një humbje.