Valmir Matoshi ka kontribuar me një asistim të shtunën mbrëma në fitoren 2:1 të Thunit ndaj St. Gallenit. Ndeshja ishte e vlefshme për javën e tetë të elitës zvicerane.

Matoshi asistoi te goli i epërsisë në minutën e 19-të.

Ai luajti deri në minutën e 70-të dhe u zëvendësua me Kastriot Imerin.

Te St. Galleni ndeshjen e kompletuan Behar Neziri dhe Albert Vallçi kurse  Shkëlqim Vladi luajti deri në minutën e 60-të.

Ndërkohë për shkak të lëndimit mungoi Betim Fazliji.

Për 22-vjeçarin Matoshi ishte asistimi i parë këtë edicion. Ka edhe një gol të shënuar.