Ka përfunduar pa fitues ndeshja ndërmjet Dukagjinit dhe Prishtinës së Re. 
Ndeshja e zhvilluar të dielën në stadiumin “18 Qershori” në Klinë përfundoi baras 1:1. Ndeshja i takoi javës së tetë të elitës së futbollit kosovar.
Prishtina e Re kaloi në epërsi me golin që e shënoi Toni Gomes, në minutën e 65-të. 
Ishte fillimisht gjuajtja e Patrick Friday Ezes që u devijua në shtyllë nga portieri Cyrus Margono. 
Nga topi i kthyer përfitoi Gomes, që nuk e pati problem të shënonte në portën e zbrazët nga afërsia për 1:0.
Por vendësin reaguan shpejt duke i barazuar shifrat gjashtë minuta më pas. 
Albion Pllana e shënoi golin e barazimit me kokë në minutën e 71-të.
Dukagjini mbetet në pozitën e tretë me 14 pikë. 
Prishtina e Re ka shtatë pikë në vendin e tetë.