Barcelona pësoi një disfatë të rëndë 1-4 ndaj Sevillas, duke shkaktuar reagime të forta brenda dhe jashtë klubit. Një nga komentet që po bën bujë në rrjete sociale është ai i Leo Messit, i cili – sipas një postimi viral – ka kritikuar hapur strategjinë e trajnerit Hansi Flick.
Në postimin e tij thuhej shkurtimisht:
“Hansi Flick’s high line must stop ”
Kjo frazë është interpretuar si një thumbim i drejtpërdrejtë ndaj sistemit të lartë mbrojtës që Flick po përdor tek Barcelona, i cili po i kushton skuadrës shumë gola në kundërsulm.
Disfata ndaj Sevillas shënoi një tjetër moment zhgënjyes për katalanasit, me Lewandowskin që nuk arriti të ndihmonte ekipin pavarësisht përpjekjeve të tij, ndërsa Sevilla shënoi katër herë përmes Sanchez, Romero, Carmona dhe Adams.
Fansat kërkojnë ndryshim, dhe mesazhi i Messit – i vërtetë apo jo – po përforcon ndjenjën se strategjia e Flick-ut duhet të rishikohet urgjentisht.
Barcelona ndodhet në krizë forme, dhe presioni mbi Flick vetëm sa po rritet pas kësaj humbjeje turpëruese.



























