Napoli do të luajë në strofkën e “Pleshtit” të shtunën në mbrëmje, por nëse nisemi nga pseudonimi i të zotit të shtëpisë, ndoshta më shumë sesa frikë, dikush që nuk e di se për kë bëhet fjalë mund të qeshë.
Por kur mendon se “Pleshti” është Lionel Mesi, atëherë të dridhurat të vijnë vetvetiu.
Ndeshja e kthimit të 1/8-ave të Ligës së Kampioneve, pas barazimit 1-1 në San Paolo, do të jetë një 90- minutësh shumë i gjatë për Napolin.
Madje, kur mendon se ndaj ekipeve italiane ka shënuar 12 herë, ndër të cilët 10 në Camp Nou, por asnjëherë ndaj të kaltërve.
Pa dyshim që ky është një motiv më shumë për argjentinasin, që të ketë një marsh më shumë të shtunën.