Kanë përfunduar pjesët e parë e dy ndeshjeve të vlefshme për Europa League.

Skuadra spanjolle Sevilla ka vazhduar me ecurinë dhe lojën e mirë.

Pesë herë kampionët e këtij kompeticioni, kanë arritur të shënojnë dy herë në portën e portierit të Romës, Pau Lopez.

Golin e parë e ka shënuar Sergio Reguilon, në minutën e 22-të.

Pak para fundit të pjesës së parë, skuadra spanjolle shënoi edhe golin e dytë, për të vërtetuar dominimin e ndeshjes. Youssef En Nesyri shënoi në minutën e 44-të.

Në ndeshjen tjetër, Bayer Lerverkusen dhe Rangers, nuk kanë shënuar asnjë gol në pjesën e parë.

Prej orës 21:00 zhvillohen edhe dy ndeshje tjera. Basel luan kundër Eintracht Frankfurt dhe Wolves kundër Olympiacos./VAR Kosova/