Sulmuesi Cristiano Ronaldo ka shënuar një tjetër gol mahnitës në Arabinë Saudite.
Vetëm një minutë pasi humbi penalltinë, portugezi i ngriti tifozët në këmbë me një supergol nga distanca.
Me një “raketë” të fuqishme, Ronaldo e la në gjumë portierin e Al Fateh për ta rikthyer epërsinë e Al Nassr (60’).
Ndërkohë, Al Nassr po fiton me rezultat 4-1, derisa Ronaldo edhe ka asistuar te goli i dytë i Joao Felixit.



























