Tre futbollistë shqiptarë, Xherdan Shaqiri, Rilind Nivokazi dhe Kastriot Imeri, janë përfshirë në formacionin më të mirë të javës së nëntë të Superligës së Zvicrës.

Formacioni më i mirë i javës është përzgjedhur të hënën nga faqja “sport.ch”.

Shaqiri realizoi gol dhe bëri asistim të shtunën në fitoren 3:0 të Baselit ndaj Winterthurit.

Nivokazi, që luan për skuadrën e Sionit, të dielën pati paraqitje pozitive në fitoren 1:0 ndaj Grasshoppersit. Ai luajti 70 minuta.

Golin e fitores për Sionin e realizoi Donat Rrudhani nga penalltia, të cilën e siguroi Nivokazi.

Ndërkohë Imeri shënoi gol për Thunin në fitoren 3:1 ndaj Servettes.