Futbollisti Bajram Jashanica, i është bashkuar skuadrës nga Suhareka, Ballkani.
Përmes një njoftimi në Facebook, klubi i drejtuar nga Ismet Munishi, ka bërë të ditur se Jashanica tashmë është pjesë e Ballkanit.
Jashanica është transferuar nga skuadra shqiptare Skënderbeu nga Korça.
Të dashur tifozë,
“Kemi kënaqësinë t’iu prezantojmë futbollistin Bajram Jashanica, i cili së fundmi ka mbrojtur ngjyrat e klubit KF Skenderbeu (Korçë), ku ka bërë karrierën më të gjatë të tij si super lojtar. Po ashtu Jashanica ishte dhe reprezentues i përfaqësueses së Kosovës 2016-2017. Jashanica shquhet me ndërhyrje të sakte në qendër të mbrojtjes dhe tajmingun e përsosur nga ndërprerjet.
Na priftë e mbara Suharekë