Legjenda e Romës, Daniele De Rossi, është afër që ta marr drejtimin e skuadrës së Genoas. Kështu kanë shkruar të hënën mediumet italiane.

Sipas raportimeve, De Rossi është pranë nënshkrimit të kontratës me Genoan.

Genoa ditë më pari i ndau rrugët me trajnerin Patrick Vieira.

Francezi Vieira u shkarkua për shkak të rezultateve negative.

Italiani De Rossi pritet ta drejtojë Genoan deri në fund të këtij edicioni, me mundësi vazhdimi të kontratës nëse skuadra e shmang rënien nga elita.

42-vjeçari De Rossi më herët e ka udhëhequr Romën si trajner për tetë muaj.

Si futbollist, De Rossi me Romën zhvilloi 616 ndeshje, duke kontribuar me 63 gola dhe 60 asistime.