Real Madrid dhe Manchester City thuhet se po monitorojnë nga afër mesfushorin e Liverpoolit, Dominik Szoboszlai, ndërsa klubi anglez po përgatitet t’i ofrojë atij një kontratë të përmirësuar për të siguruar të ardhmen e tij në “Anfield”.
Sipas gazetës spanjolle AS, si Real Madridi ashtu edhe Manchester City janë të interesuar të nënshkruajnë me reprezentuesin hungarez, 25 vjeç, i cili ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha evropiane falë paraqitjeve të tij dhe situatës aktuale kontraktuale me Liverpoolin.
Liverpool thuhet se është gjithnjë e më i shqetësuar për ta mbajtur lojtarin, pasi kontrata e tij aktuale është e vlefshme deri në vitin 2028. Szoboszlai fiton rreth 130,000 euro në javë, një shumë që konsiderohet modeste krahasuar me mesfushorët kryesorë në Evropë.
Për krahasim, AS thekson se Jude Bellingham fiton rreth 400,000 euro në javë te Real Madrid, ndërsa Bernardo Silvadhe Bruno Fernandes përfitojnë rreth 300,000 euro secili.
Liverpool besohet se po përgatit bisedime për një marrëveshje të re afatgjatë, e cila do të zgjaste deri në vitin 2030. Kontrata e re pritet të përfshijë edhe një rritje të konsiderueshme page, që do të pasqyronte rëndësinë në rritje të Szoboszlait në skuadrën e “The Reds”.



























