Flaka Loxha i ka kaluar dy kundërshtare në Grand Prix të xhudos në Zagreb.

Fillimisht xhudistja kosovare fitoi ndaj Yamini Mourya të Indisë me Ippon për 1:22 sekonda.

Më pas e mposhti me “Yuko” italianen Michela Terranova.

Flaka po garon në kategorinë deri 57 kilogramë, ndërsa në luftën e tretë përballë e ka bartësen e parë, serben Marica Perishiq.

Në 57 kg garoi edhe Fationa Kasapi që u ndal në luftën e parë.