Arbitri italian, Davide Massa, do ta ndaj drejtësinë në ndeshjen mes Kosovës dhe Zvicrës.

Ky ballafaqim luhet sonte nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Është i vlefshëm për kualifikimet e Botërorit 2026.

Filippo Meli dhe Stefano Alassio janë arbritrat që do ta asistojnë Massan.

Arbitër i katërt është Daniele Chiffi. Të gjithë arbritrat janë nga Italia.