Kampioni i La Ligas, Real Madrid është gati të sakrifikojë gjermanin Toni Kroos ose spanjollin Isco, për yllin e Juventusit.

Nuk bëhet fjalë për Cristiano Ronaldon, por për futbollistin më të mirë në Serie A këtë sezon, Paulo Dybala.

Sipas Sport Mediaset, Real Madrid e dëshiron argjentinasin në Santiago Bernabeu.

Kampioni spanjoll ka ofruar çmimin që do të paguante për Dybalan, 100 milionë euro.

Mirëpo, ‘Zonja e Vjetër’ raportohet se dëshiron ta mbajë në klub argjentinasin.

Ai llogaritet të jetë një prej lojtarëve kryesor në ekipin që do të rindërtoj trajneri i ri Andrea Pirlo.