Qendërmbrojtësi anglez Chris Smalling mund të rikthehet në Itali, por jo në klubin kryeqytetas, AS Roma, ku luajti sezonin e kaluar.

Ndonëse Smalling e dëshironte qëndrimin, mos-dakordimi i dy klubeve për shumën e transferimit, rezultoi me kthimin e mbrojtësit në Angli.

Mirëpo, zhvillimet e fundit në merkato tregojnë se Smalling mund të rikthehet të luaj në Serie A, por jo tek Roma.

Gazeta sportive italiane, Dello Sport ka raportuar se Inter është vënë pas Smalling, pas paraqitjeve fantastike qw kishte treguar edicionin e kaluar.

Pas dështimit të nënshkruajnë me mbrojtësit e Fiorentinës, Nikola Milenkovic, Inter është duke provuar të nën shkruar me Smalling.

Mirëpo, pas ardhjes së pronarëve të ri në krye të klubit të Romës, gazetat italiane kanë raportuar se klubi kryeqytetas mund të dërgoj një ofertë më të lartë për lojtarin, duke e ditur edhe dëshirën e këtij të fundit për të qëndruar në Romë.

Smalling kishte qenë pjesë e formacionit të vitit në Seria në qendër të mbrojtjes./VAR Kosova/