Trajneri argjentinas Fernando Signorini nuk e sheh Lionel Messin larg Barcelonës.
Kapiteni Messi është lidhur me një largim të mundshëm nga Camp Nou. Destinacioni duket të jetë Interi.
Mirëpo Signorini nuk pajtohet me këtë dhe tha se kjo nuk mund të bëhet realitet.
“Leo nuk do të shkojë në Inter”, tha ai. “Ai nuk do të largohet nga rehatia që ka në Barcelonë dhe nuk i pëlqen aventurat si Diego Maradona”, tha Signorini.
“Askush në Argjentinë nuk mendon se ai do të largohet nga Barcelona sepse atje është shtëpia e tij”, tha ai.