Kampionët aktual të Europës kanë prezantuar projektin dhe pamje nga punimet në projektin në vlerë prej 50 milion funtesh, të qendrës së re stërvitore në Kirkby.
Kompleksi prej 9200 metrash katror në Kirkby, i dizajnuar nën konsultat dhe këshillat e Jurgen Klopp, do të jetë një nga më modernët në botën e futbollit dhe vjen si pjesë e investimeve për rikthimin e Liverpool në elitën botërore të klubeve.
Liverpool do të bartet në këtë kompleks stërvitor gjatë verës së ardhshme, duke u larguar nga qendra stërvitore në Melwood ku ky klub i zhvillon stërvitjet që nga vitet e 50’-ta të shekullit të kaluar.
Ky investim do të shënoj bashkimin e skuadrës së parë të Liverpool dhe Akademisë së klubit në një kompleks të vetëm, duke fuqizuar lidhjen e klubit.