Milot Rashica me shumë gjasë, tash e tutje do t’i gjuaj penaltitë te Werder Bremen.

Të paktën kështu raporton medium gjerman Weserreport, që shkruan se trajneri Florian Kohfeldt i Werder Bremenit, pritet t’ia besojë 11 metërshat djaloshit nga Vushtrria.

Sipas Weserreport, deri te ky vendim ka ardhur pasi Davy Klaassen nuk është treguar i suksesshëm.

Numri 7 i Kosovës, Milot Rashica i ka shënuar katër gola dhe i ka bërë tri asiste në shtatë ndeshjet e zhvilluara këtë sezon në Bundesliga.