Mesfushori i Barcelonës, Arturo Vidal është kapur nga një kamerë amatore duke bërë një gjest të çuditshëm pas golit të Kimmich, i cili u asistua nga mbrojtësi i majtë, Davies i cili kaloi në mënyrë mjeshtërore në zonën e blaugranëve.
Pas shënimit të golit, Vidal shihet duke kapur me dhëmbë tabelën e reklamave dhe duke mos arritur të mbushej frymë.
Dhëmbët e tij kanë qëndruar për disa sekonda mbi tabelën e reklamave që vendoset për skaj fushës.
Barcelona shënoi dje humbjen më të thellë në garat evropiane me rezultat 8 me 2.



























