Revista franceze L’Equipe ka publikuar vlerësimet e tyre të famshme për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve mes Bayern Munich dhe Barcelona.

Ashtu siç pritej, pasë fitores së thellë të Bayernit 8 me 2 kundër Barcelonës, lojtarët e kësaj të fundit janë vlerësuar shumë dobët.

Lojtari më i vlerësuar tek Barcelona sipas L’Equipe është Suarez me notën 4, derisa lojtari më i mirë në botë, Messi është notuar me 3.

Roberto, Lengelet, Alba dhe Ter Stegen po ashtu janë vlerësuar me notën 3, ndërsa Vidal, Pique, De Jong, Busquests e Semedo me notën 2.

Lojtari i ndeshjes ishte Thomas Muler me notën 9 nga 10. Perisic, Gnabry, e Kimmich u vlerësun me 8 e kështu me radhë./VAR Kosova/