Para ndeshjes kundër Lyonit, Manchester City konsiderohej favorit.

Madje jo vetëm për këtë lojë, por shihej si skuadra e vetme që mund t’i shkaktojë probleme kampionit të Gjermanisë, Bayern Munich.

Skuadra franceze Lyon ka arritur të eliminojë Manchester Cityn.

Të drejtuar nga Rudi Garcia, futbollistët e Lyonit shënuan 3 gola në portën e Ederson.

Goli i parë u shënua nga Maxëel Cornet, kurse dy të tjerët i shënoi Moussa Dembele.

Golin e vetëm për Cityn e shënoi belgu Kevin De Bruyne.

Pas kësaj fitore, Lyon do të luajë kundër Bayernit, që mbrëmë i shënojë 8 gola Barcelonës./VAR Kosova/