Kualifikimi i dy ekipeve franceze Lyon dhe PSG dhe atyre gjermane, Bayern Munich e Lepizig në gjysm finale ka bërë që me futbollin të merret edhe njëri nga njerëzit më të fuqishëm në Evropë.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron përmes një postimi në Facebook ka thumbuar shtetet e tjera të Evropës në lidhje me forcën e Francës në kontinentin e vjetër.

Për kualifikimin e 4 skuadrave nga Franca dhe Gjermania, Macron thotë se jo vetëm në politikë, por edhe në sport këto dy shtete janë motorë të Evropës.

“Në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve do të luajnë PSG kundër RB Leipzig dhe Lyon kundër FC Bayern Munich. Sikur në Bruksel, sikur në fushë, Franca dhe Gjermania, motorë të Evropës”, ka shkruar Macron në Facebook.

Ai ka dërguar një “selam” edhe homologes së tij, kancelares Angela Merkel.

“Kancelarja Merkel nuk do t më fajësojë mua për mbështetjen që do ta bëjë për Parisin dhe Lyonin të martën dhe të mërkurën”, ka shkruar tutje ai.

Javën e ardhshme PSG do të ndeshet me Leipzig ndërsa Lyon me Bayern Munich./VAR Kosova/