Goli i Etnik Brrutit e ka vendosur ndeshjen ndërmjet Malishevës dhe Prishtinës së Re.
Malisheva të dielën e ka mposhtur në shtëpi Prishtinën e Re me rezultatin 1:0.
Ndeshja i takoi javës së 19-të të elitës së futbollit kosovar.
Golin e fitores për Malishevën e realizoi Brruti nga penalltia në minutën e 37-të.
Malisheva me këtë fitore është ngritur në pozitën e katërt me 30 pikë.
Malisheva këtë edicion ka nëntë fitore, tri barazime dhe shtatë humbje.
Ndërkohë Prishtina e Re mbetet në pozitën e fundit me 15 pikë.
Për Prishtinën e Re ishte disfata e 12-të, krahas katër fitoreve dhe tri barazimeve.



























