Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, ka njoftuar të premten për transferimin e qendërmbrojtësit Abdoul Karim Dante.
Dante është 27-vjeçar ndërsa ka edhe shtatë paraqitje me Përfaqësuesen e Malit.
Së fundmi ishte te FK Panevezys në kampionatin elitar të Lituanisë.
I zhvilloi 30 ndeshje në pjesën e parë të sezonit.
“Abdoul Dante ka nënshkruar kontratë me ne deri në qershor 2027”, ka shkruar ndër të tjera Drita.



























