Pas barazimit 1:1 me West ham Unitedin në Premier League, Manchester United, ka shënuar fitore 1:0 ndaj Evertonit në udhëtim të hënën mbrëma.

Golin që ia siguroi fitoren Unitedit, e realizoi në minutën e 71-të, sulmuesi Benjamin Sheshko.

Me fitoren e shënuar në kuadër të xhiros së 27-të, Unitedi është ngritur në vendin e katërt me 48 pikë.

Evertoni zë vendin e nëntë me 37 pikë.