Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e së hënës në qytetit e Shkodrës.
Një 23-vjeçar u ekzektua me 18 plumba. Bëhet fjalë për Gledis Krajën, i lindur në Lezhë.
Në të kaluarën ka qenë edhe futbollist, teksa rezulton aktiv në faqen e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Nga të dhënat rezulton se i ndjeri në vitin 2013 ka qenë pjesë e klubit të Vllaznimit të Shkodrës, duke luajtur në nivele amatore, kryesisht në kampionatin e të rinjve.