Atalanta e ka shkaktuar befasinë e radhës në Ligën e Kampionëve.
Të mëkrurën mbrëma, skuadra italiane ku paraqitet kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, e eliminoi Dortmundin.
Dortmundi e kishte fituar ndeshjen e parë 2:0 dhe ishte favort për të avancuar në një të tetën e finales.
Por, është mposhtur 4:1 në ndeshjen kthyese të zhvilluar në Bergamo.
Gianluca Scamacca në minutën e pestë dhe Davide Zappacosta në minutën e 45-të, shënuan për 2:0.
Mario Pashaliq shënoi për 3:0.
Karim Adeyemi realizoi në minutën e 75-të për 3:1, dhe ndeshja po shkonte drejt vazhdimeve. Por, në minutën e 97-të, Nico Schlotterbeck dhe Ramy Bensebaini për mysafirët u përjashtuan nga loja për protesta, pas penalltisë së dhënë nga gjyqtari kryesor.
I saktë nga 11 metra ishte Lazar Samarxhiq, që ia siguroi avancimin tutje Atalantas.



























