Ndonëse qendërmbrojtës, Arlind Ajeti ka vazhduar me plot sukses te skuadra e Bodrumsporit në kategorinë e dytë të futbollit të Turqisë.
Ajeti në minutën e 53-të e shënoi golin për 1:0 për skuadrën e tij, që fitoi 3:1 të shtunën në udhëtim te Hatayspori.
Ajeti e kompletoi ndeshjen, ndërsa në tërë pjesën e dytë luajti Taulant Seferi. Omar Imeri ishte në bankën rezervë.
Bodrumspori synon ngjitjen në elitën turke. Aktualisht i ka 48 pikë në pjesën e sipërme të tabelës.





























