Dardan Shabanhaxhaj ka shënuar gol për Rubin Kazanin në ballafaqimin ndaj Dynamo Makhachkalas.
Por goli i Shabanhaxhajt nuk i ka mjaftuar Rubin Kazanit që u mposht të shtunën në udhëtim 2:1 nga Dynamo Makhachkala në kuadër të javës së 19-të të elitës së futbollit rus.
Sulmuesi Shabanhaxhaj shënoi për 1:1 në minutën e 35-të. Ai e kompletoi ndeshjen, kurse Veldin Hoxha u zëvendësua me Nazmi Gripshin në minutën e 76-të. Për Gripshin ishte ndeshje debutuese.
Ndërsa për shkak të lëndimit, Mirlind Daku, mungoi te Rubini.
Për 24-vjeçarin Shabanhaxhaj ishte goli i dytë këtë edicion në kampionat. Ka edhe një asistim në elitë. Ndërsa ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim edhe në Kupë të Rusisë.



























