Pas disfatës që e pësoi xhiron e kaluar nga Parma, Milani, të dielën është kthyer te fitorja në elitën e futbollit italian.

Milani e mposhti në udhëtim Cremonesen me rezultatin 2:0, në kuadër të xhiros së 27-të të Serie A.

Strahinja Pavloviq me asistim te Luka Modriqit shënoi për 1:0 në minutën e 90-të.

Katër minuta më pas, Rafael Leao, e realizoi golin e dytë.

Cremonese është në krizë të thellë të rezultateve. E regjistroi disfatën e pestë në gjashtë ndeshjet e fundit.

Ardon Jashari mbeti në bankën rezervë te “kuqezinjtë”.

Milani ka 57 pikë dhe e zë vendin e dytë. Lider është Interi me dhjetë pikë më shumë.

Cremonese renditet në pozitën e 17-të me 24 pikë.