Trajneri Igor Tudor e ka pësuar humbjen e dytë rresht në elitën e futbollit anglez me Tottenhamin. 

Tottenhami pësoi disfatë 2:1 të dielën në udhëtim te Fulhami, në xhiron e 28-të të elitës angleze. 

Harry Wilson dhe Alex Iwobi shënuan në pjesën e parë për vendësit, kurse Richarlison e realizoi golin e vetëm për Tottenhamin në minutën e 66-të. 

Tottenhami po lufton për mbetje në elitë dhe tani i ka 29 pikë në vendin e 16-të. 

Fulhami i nënti i ka 40 pikë.