Përfaqësuesja e Finlandës në basketboll fitoi 78:75 ndaj Belgjikës të dielën në Espoo.

Prej më të mirëve te Finlanda ishte fundori Edon Maxhuni. Ai ndeshjen e përfundoi me 14 pikë e pesë kërcime. Madje realizoi edhe në minutat e fundit kur po vendosej sfida.

Basketbollisti i Trepçës, Mustapha Amzil po ashtu pati lojë të mire Finlanda. Për 20 minuta në parket,

Amzil realizoi pesë pikë e tri kërcime.

Ndeshja i takoi xhiros së katërt të fazës grupore të kualifikimeve për Botërorin 2027. Finlanda është e para në grup me shtatë pikë, sa i ka edhe Franca. Pasojnë Hungaria me gjashtë dhe Belgjika me katër.