Como do të përballet me Interin në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë të martën. Trajneri i Comos, Cesc Fabregas, frymëzohet para sfidës ndaj Interit, nga Bodo/Glimt. Skuadra norvegjeze eliminoi Interin nga Liga e Kampionëve.

Ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Italisë luhet të martën nga ora 20:00.

La Gazzetta dello Sport, shkruan se kjo e ka shtyrë Fabregasin të analizoj me kujdes paraqitjen e norvegjezëve, duke përfshirë edhe ftesën e stafit të tyre për drekë javën e kaluar.

Fabregas donte të takohej me nutricionistët dhe stafin e fitnesit, duke i pyetur për detajet se si i vënë lojtarët e tyre në formë.

Gjatë ditëve të fundit, raportohet se Fabregas i ka kërkuar drejtuesve të klubit të instalojnë një ekran të madh në fushën e tyre stërvitore, në mënyrë që t’u tregojë lojtarëve lëvizjet e tyre në kohë reale duke përdorur një dron mbi fushë.

Më herët një metodë të tillë e kishte përdorur edhe Luis Enrique te PSG-ja. Parisi në finalen e edicionit të kaluar të Ligës së Kampionëve mposhti thellë Interin, 5:0.