Erxhan Osmani ka bërë tjetër paraqitje të mirë për përfaqësuesen e Turqisë në basketboll.
Të hënën mbrëma ai i realizoi 11 pikë e tri kërcime në fitoren 94:86 të Turqisë ndaj Serbisë.
Turqia e mposhti Serbinë edhe javën e kaluar në Beograd. 

Ndeshjet i takuan raundin të parë të kualifikimeve për Botërorin 2027. Me fitoren e së hënës Turqia ka avancuar në raundin e dytë kualifikues. Në grup me Serbinë, Bosnjë-Hercegovinën dhe Zvicrën, Turqia i ka fituar katër ndeshjet e deritashme.

Osmani është basketbollist shqiptar që karrierën e nisi në Prizren. Ka disa vjet që shkëlqen në nivelin më të lartë evropian.