Tifozët e Galatasarayt nuk do të kenë të drejtë të udhëtojnë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve te Liverpooli, më vonë këtë muaj.
Ky dënim për tifozët e skuadrës së madhe turke vjen pas trazirave që ata kishin shkaktuar në duelin paraprak me Juventusin.
Ndeshja Liverpool – Galatasaray i takon 1/8 së finales së Championsit dhe luhet më 18 mars.
UEFA ka thënë se tifozët e Galatasarayt kanë hedhur objekte dhe kanë ndezur fishekzjarrë në ndeshjen në Torino më 25 shkurt ndaj Juventusit.
Për këtë arsye ua ka ndaluar udhëtimin dhe e ka gjobitur skuadrën e madhe turke me 40 mijë euro.




























