Arsenali ka fituar përballë Brightonit në udhëtim 1:0 dhe e ka shfrytëzuar gabimin e Manchester Cityt që barazoi me Nottingham Forestin. 

Dhe me këtë fitore, “revolveristët” i janë afruar edhe më shumë titullit në elitën angleze. 

Pas fitores 1:0 në xhiron e 29-të të mërkurën mbrëma, Arsenali tani i ka 67 pikë në krye të tabelës, shtatë më shumë se City që e ka një ndeshje më pak të luajtur. 

Bukayo Saka në minutën e nëntë e shënoi golin e fitores, falë një devijimi. 
Ishte goli që e vendosi sfidën.