Chelsea ka fituar bindshëm ndaj Aston Villas të mërkurën mbrëma.
“Blutë” të mërkurën mbrëma fituan 4:1 në udhëtim tek Aston Villa, me përmbysje të rezultatit.
Douglas Luiz në minutën e dytë e befasoi Chelsean, që në pjesën e parë shënoi dy herë për 2:1 me Joao Pedron. Sulmuesi brazilian, i cili regjistroi “hat-trick” në këtë ballafaqim, realizoi në minutën e 35-të dhe në minutën e gjashtë shtesë në pjesën e parë.
Cole Palmer shënoi për 3:1 në minutën e 55-të, teksa Joao Pedro e kompletoi tregolëshin në minutën e 64-t.
Pas 29 ndeshjeve, Chelsea tani është i pesti me 48 pikë, tri më pak se Aston Villa që zë vendin e katërt.




























