Klubi ukrainas Polissya Zhytomyr ka publikuar një fotografi të këmbës së mesfushorit Lindon Emërllahut pas një ndërhyrjeje të ashpër gjatë ndeshjes ndaj Dynamo Kyiv.

Sipas klubit, ndërhyrja erdhi nga lojtari i Dynamo Kyiv, Kristian Bilovar, gjatë zhvillimit të takimit, shkruan Indeksonline

Pamjet e publikuara nga Polissya tregojnë shenja të dukshme në këmbën e futbollistit kosovar pas kontaktit të fortë.

Video

Pavarësisht incidentit, gjyqtari i ndeshjes, Mykola Balakin, nuk e ndëshkoi ndërhyrjen, madje vendimi mbeti i pandryshuar edhe pas rishikimit të aksionit nga sistemi VAR.

Publikimi i fotografisë nga klubi ka nxitur reagime dhe diskutime në rrjetet sociale, ku tifozë dhe analistë kanë vënë në pikëpyetje vendimin e arbitrimit për të mos ndëshkuar ndërhyrjen.