Irani nuk do të paraqitet në Kupën e Botës në futboll, ka thënë ministri iranian i Sportit, Ahmad Donyamali, të mërkurën
Paraqitja e Iranit në Botërorin në SHBA, Kanada e Meksikë ishte në dyshim që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulmet ndaj Iranit, muajin e kaluar.
“Nuk kemi kurrfarë mundësie që të marrim pjesë në Botëror”, ka thënë Ahmad Donyamali për RTE.
Ai ka shtuar se përfundimisht nuk kanë mundësi të jenë në Botëror pas gjendjes së krijuar.




























